MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/sputnik-v-gam-covid-vac-1068x712-1.jpg

Hungaria bëhet shteti i parë i BE-së që merr vaksinën e Rusisë



Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Europian që po merr vaksina të prodhuara në Rusi, Sputnik V.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, Hungaria ka vendosur të ecë përpara me planet e saj për të blerë grupin e parë të vaksinës kundër COVID-19 të Rusisë, njofton Klan Kosova.

Kohët e fundit, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto njoftoi se 10 dozat e para të Sputnik V kanë mbërritur tashmë në Hungari dhe testet laboratorike do të fillojnë, përpara provave të mundshme klinike dhe miratimit për përdorim masiv.

Më vonë, Ministria Ruse e Industrisë dhe Tregtisë tha se nëse gjithçka shkon mirë, të dy kombet po konsiderojnë prodhimin e përbashkët të vaksinës me bazë hungareze, shkruan RT.

Jashtë BE-së, Rusia ka zhvilluar negociata me një sërë partnerësh të mundshëm për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave, duke përfshirë Indinë, Meksikën, Brazilin, Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Bjellorusinë.

Të fundit

Tre ish-presidentët bëjnë vaksinën publikisht për të rritur besimin e qytetarëve

Obama, Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do të realizojnë vaksinën për koronavirus drejtpërdrejtë në televizion, një mënyrë kjo sipas tyre për t’i treguar qytetarëve rëndësi

Paralajmërimi i shkencëtarëve gjerman për Covid-19

Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mu

Mbi 13 mijë raste aktive

Të premten e 13 marsit 2020-të në Kosovë u raportua për dy raste të cilat kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Që nga kjo ditë e deri më tash, ka shkuar në 40 mijë e 672 numri i të infekt

Kushtetuesja jep afatin e vendimit për votën e Arifit

Pikërisht sot pritej një vendim për fatin e qeverisë Hoti, por Gjykata Kushtetuese pret deri më datën 7 dhjetor me shkrim argumentet përplotësuese nga palët. Prandaj deri më 7 dhjetor nuk ka

Vijon rritja e rasteve me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Britanikët, të parët në botë që marrin vaksinën kundër Covid

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer / BioNTech për përdorim të gjerë. Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri n

Info Tjera