MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/TRUMP-REMOVAL-ORMISTON-080121.jpg

“Impeachment” tjetër kundër Trumpit?



Kongresmeni i Kalifornisë Ted Lieu ka bërë të ditur se ai shpreson që zëvendëspresidenti Mike Pence t’i referohet amendametit të 25-të, ose që demokratët të nisin procedurën për largimin (impeachment) e presidentit Donald Trump nga posti i tij, për shkak të nxitjes së dhunës në Kongres. Kjo procedurë pritet të fillojë sot, të hënën (11.01. 2021), bëjnë të ditur qarqet politike në Uashington.

“Të gjithë ne, përfshirë edhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, rekomandojmë që Donald Trump thjesht të bëjë gjënë më të duhur, që të japë dorëheqje, ose që zëvendëspresidenti Mike Pence të tregojë vërtet se ka bosht kurrizor politik, të paktën për vete dhe familjen e tij, dhe të kërkojë aplikimin e amandamentit 25,” tha Lieu për CNN.

Amandamenti 25 mund të përdoret në qoftë se presidenti i SHBA-së nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij zyrtare.

“Nëse asgjë nga këto gjëra nuk ndodh deri të hënën, atëherë ne do të kërkojmë aplikimin e rregullit për impeachment ndaj presidentit, i cili duhet të fajësohet për nxitje të dhunës dhe kryengritjes. Në këtë mënyrë ne do të krijojmë hapësirën për votimin e këtij vendimi”, shtoi Lieu.

Lieu ka dërguar të shtunën një mesazh në Twitter ku thuhet se kjo iniciativë ka ndërkohë 180 mbështetës, të cilët kërkojnë largimin e Trumpit nga posti i presidentit. Ai është i bindur se “ka edhe republikanë që do ta votojnë këtë nismë”. Lieu tha se ata janë duke biseduar me disa republikanë për të sponsorizuar këtë rezolutë.

Senatori i Pensilvanisë Pat Toomey tha se ai beson se Trump ka bërë “shkelje të mëdha”, por republikani nuk e tha qartë nëse do të votonte shkarkimin e Trumpit nga posti i presidentit.

“Unë mendoj se presidenti ka bërë shkelje që kërkojnë trajtim, por nuk e di se çfarë do të paraqitet të hënën në Senat, nëse paraqitet ndonjë ide”, deklaroi Toomey për televizionin amerikan Fox News. Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden nuk është pozitionuar ende ndaj këtyre nismave për largimin eventual të Trumpit nga posti i presidentit. Ai tha se Kongresi është ai që duhet të vendosë.

Dhuna në Kongres
Trumpi i cili duhet të largohet nga zyra e presidentit me 20 janar, është kritikuar ashpër ditët e fundit për shkak të dhunës në Kongresin amerikan të mërkurën.

Trump akuzohet për nxitje të dhunës. Para shumë njerëzve në “National Mall”, përpara Kapitolit, ai tha se “ai do t’i shoqërojë” ata që “shkojnë në Kapitol”. Prej humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit, Trumpi ka insistuar se zgjedhjet janë manipuluar dhe vjedhur nga demokratët. Ai nuk e ka pranuar humbjen asnjëherë, ndonëse ka dështuar me ankesat e tij para gjykatave, ndërsa Biden ka marrë zyrtarisht mbështetjen e të gjitha institucioneve.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i tha televizionit amerikan CBS se “personi (Trumpi) që drejton ekzekutivin është presidenti më i çmendur dhe i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara”.

Trumpi e ka mbijetuar politikisht një “impeachment” të mëparshëm, ku akuzohej për shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit. Këtë nismë e kanë pamundësuar asokohe republikanët, sepse për largimin e një presidenti nga detyra kërkohet shumica prej dy të tretave. Disa demokratë thonë se tani e kanë mbështetjen e duhur për largimin e menjëhershëm të Trumpit nga posti i tij.

Të fundit

SHBA: Mbështesim dialogun e udhëhequr nga BE

Zëvendës ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matt Palmer, ka deklaruar sot gjatë ditës se Shtetet e Bashkuara të Amerikën e mbështesin plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëh

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon-Taubadel, de

DASH-i për shqetësimet e personelit diplomatik në Kosovë dhe në botë nga COVID-19

Departamenti amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë. Ambasadori

Çka po ndodh me votat e diasporës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar deri më tani 11,840 zarfe me fletëvotime nga diaspora të cilat kanë ardhur me postë. Sipas arsyeve që ka dhënë ky institucion dy kategoritë më të

Zbulohet një tjetër mutacion i Covid-19

Dy studime që do të publikohen së shpejti në SHBA ngrenë shqetësime në lidhje me shfaqjen e një variant të ri të koronavirusit që shkencëtarët po e mbajnë nën vëzhgim në Kaliforni. At

Nisin hetimet për zgjedhjet e 14 shkurtit

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe prokuroritë themelore janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, ka b

Info Tjera