MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/media_8d11f29eeef34de3b4facc78b9bbd15fAPTOPIX_Biden_Inauguration_Flags_81050.jpg

Inagurimi i Biden do të jetë ndryshe, ja me çfarë do zëvendësohen mbështetësit



Inagurimi është një ceremoni formale që shënon fillimin e presidencës së re.

Biden do të zëvendësojë Trump kur të inagurohet si president ditën e sotme.

Por ceremonia do të jetë ndryshe nga ceremonitë e kaluara, me pjesëmarrës të cilët do të mbajnë maskë dhe do të respektojnë rregullat e distancimit social dhe nuk do të ketë të pranishëm asnjë person nga publiku.

Zakonisht ceremonia e betimit zhvillohet para qindra mijëra njerëzve që mblidhen për të parë betimin e Presidentit të zgjedhur në Capitol të SHBA-së.

Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shqetësimeve të sigurisë pas trazirave të fundit në Capitol, nuk do të ketë të pranishëm nga turma.

Në vend të mbështetësve janë vendosur pothuajse 200.000 flamuj amerikanë në zonën me bar të ndërtesës .

Është vendosur një numër shumë i madh flamujsh sepse ata përfaqësojnë personat që nuk mund të jenë të pranishëm në ceremoni.

Pa turmat e zakonshme, ky do të jetë inagurimi më i qetë në historinë amerikane.

Flamujt janë nga çdo shtet dhe territor amerikan dhe kopshti u quajt “Fusha e Flamujve.”

Rreth 50 drita do të ndriçojnë zonën për të shfaqur flamujt e kombeve të ndryshme.

Zakonisht, një President do të donte një zonë të mbushur me sa më shumë persona mbështetës, por këtë vit administrata e Biden i ka bërë thirrje qytetarëve që mos udhëtojnë në Capitol dhe ta shohin betimin në televizionet e tyre.

Një ndryshim tjetër këtë vit do të jetë edhe mungesa e Presidentit në ikje, Donald Trump në ceremoni.

“Për të gjithë ata që më pyetën, unë nuk do të shkoj në inagurimin e 20 janarit,” shkroi Trump në Tëitter në 8 janar.

Tre ish-presidentë të tjerë, John Adams, John Quincy Adams dhe Andreë Johnson nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Të fundit

Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz. Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës s

DNV bën thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

Demokracia në Veprim ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve në Qendrën e Numërimit të Votave. DnV-ja i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që me

9 të vdekur dhe 548 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Dialogu me marrëveshje të neglizhuara

Tre vjet më parë, përfaqësuesit e kompanisë Stone Castle nga Rahoveci i Kosovës – e cila merret me përpunimin e rrushit dhe prodhimin e pijeve alkoolike – ishin nisur drejt kryeqyte

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-q

Ambasada e Italisë kujton veprën e familjes Jashari përmes një videoje të veçantë (VIDEO)

Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u vranë nga forcat serbe 23 vjet më p

Info Tjera