MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/ef.jpg

Iniciohet shkarkimi i ministrit malazez për shkak të deklaratës për Srebrenicën



Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, propozoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë në këtë vend, Vlladimir Leposaviq, për shkak të qëndrimit të tij ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, Krivokapiq tha se e ka dërguar këtë propozim në Parlamentin e Malit të Zi.

Gjatë një seance parlamentare më 26 mars, Leposaviq ka thënë se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.

Me këtë deklaratë, ai ka sfiduar edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

“Pas deklaratës së diskutueshme i kam dërguar një mesazh, që ai duhet të nxirret vetë nga ajo që ka gatuar vetë. Kam menduar se deklarata e tij do të ishte e atillë që të amortizonte atë që është thënë, por ajo ka mbetur me prapavijën e njëjtë”, tha Krivokapiq, duke aluduar në deklaratën e dytë të Leposaviqit, që ka bërë tre ditë më vonë, duke shprehur të njëjtat pikëpamje.

Deklarata e Leposaviqit ka nxitur reagime të shumta nga publiku vendas dhe ndërkombëtar, që ka kërkuar dorëheqjen e tij. Po ashtu ka pasur thirrje për reagim të prokurorisë.

Kryeministri Krivokapiq tha se detyrim i Leposaviqit ka qenë që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi. Këtë e kam bërë të premten edhe sot”, tha Krivokapiq.

“Meqenëse Leposaviq ka mbajtur pozicionin e tij, unë kam propozuar shkarkimin e një anëtari të Qeverisë, në këtë rast të ministrit Leposaviq”, tha Krivokapiq, për të shtuar se është e papranueshme që ministri i Drejtësisë të shprehë pikëpamjet e tij private.

Edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të mos relativizohet apo mohohet gjenocidi në Srebrenicë, duke thënë se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrimin në BE, duhet të jenë të gatshëm t’i respektojnë vlerat evropiane, ndër të cilat është edhe trajtimi me respekt i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Të fundit

Tayna: Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj se jam duke agjëruar

Reperja e njohur, Tayna, ua ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të saj Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, ajo duket se është duke agjëruar përgjatë muajit të madh

Gjithçka që duhet të dini para se të merrni vaksinën Pfizer

Mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit. Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka

Emra të rinj, qëndrime të vjetra – Raport për Kosovën në OKB

Takimet informuese të Këshillit të Sigurimit për Kosovën mblidhen në bazë të rezolutës 1244 të vitit 1999. Sipas saj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duhet të informojë rregullisht a

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

98 mijë e 835 persona janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus. Shkak i infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë v

Qeveria ndanë 60 milionë euro për blerjen e vaksinave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin

12 të vdekur dhe mbi 1 mijë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Info Tjera