MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/speciale-2.jpg

Ish-drejtuesit e UÇK-së dalin para gjykatës në janar



Ka përfunduar seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit në Speciale.

Prokurori Allan Tiger dhe gjykatësi Nicolas Guillou, kanë kërkuar që konferenca e ardhshme ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit të mbahet në fund të janarit të vitit 2021.

Këtë e kanë pranuar edhe mbrojtjet e tyre.

Gjykatësi Nicolas Guillou, ka kërkuar të dijë se cila është një datë e përshtatshme për konferencat e ardhshme.

Prokurori Allan Tiger ka kërkuar që konferenca e ardhshme të zhvillohet në janar.

“Ka rrethana kur kjo është më e rëndësishme, ku mund të merren përgjigje për disa pyetje”, tha Prokurori, duke shtuar se gjykata nuk duhet të lejojë të ketë periudha të gjata kohore mes konferencave”, tha ai.

“Deri tani kemi pasur konferenca për ecurinë e çështjes, 1 herë në muaj. Propozoj që e ardhshmja të jetë në fund të janarit”, tha Avokati David Hooper përfaqëson Hashim Thaçin.

“Menaxhimi i përgatitjes për gjykim është proces i rëndësishëm. Dhe duke marrë parasysh parashtrimin e Tiger se mbrojtja po përpiqet të stërzgjasë procesin e përgatitjeve të veta, është i pavend. Ne pajtohemi që mbajtja e konferencave 1 herë në muaj është në parim si duhet të bëhet në mënyrë të shkëmbehen informacionet. Afati apo orari për konferencën e ardhshme do të sugjeroja të ishte 18 janari 2021”, tha mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmerson.

“Edhe unë propozoj që konferenca të mbahet pas një muaji”, tha avokatja malajziase Venkateswari Alagendra që përfaqëson Jakup Krasniqin.

Derisa edhe avokati britanik David Young që përfaqëson Rexhep Selimin, tha se “pajtohet me këtë”.

Gjykatësi Guillou, tha se shpejt do të caktohet data e saktë për këtë.

“Edhe unë ndaj mendimin që të paktën një herë në muaj të mbahen konferencat ku të bashkërendohen mendimet. Dua që këto përgatitje të jenë sa më të shpejta dhe palët të bëjnë përgatitjet e tyre që të kryhet një gjykim i shpejtë”, tha ai.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera