MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/merkel.jpg

Kërkohet ashpërsimi, gjendje kaotike me masat në Gjermani



Kryeministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kërkuar në fillim të javës së kaluar që të vazhdojnë menjëherë konsultimet mes kryeministrave dhe kancelares për rishikimin e gjendjes me pandeminë Corona. “Ne thjesht po shohim që numrat po ngrihen shumë shpejt”, deklaroi Kretschmann në Stuttgart. Politikani ekologjist nuk tha, nëse konferenca e ardhshme e kryeministrave dhe kancelares, e planifikuar të mbahet me 12 prill, do të mbahet këtë ditë apo do të mbahet më heret. Por edhe eksperti socialdemokrat i shëndetësisë Karl Lauterbach ka bërë thirrje për mbajtjen e një samiti të ri dhe vendosjen e kufizimeve të reja.

Ndërkohë, incidenca e infektimeve brenda shtatë ditësh në Gjermani vazhdon të rritet me shpejtësi.

Rritjet e shifrave

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), vlera e fundit e infeksioneve të reja me virusin Corona për 100.000 banorë brenda një jave ka shkuar në mbi 130. Një vlerë kaq e lartë e infektimeve në Gjermani ka qenë për herë të fundit me 19 janar (131.5). Autoritetet shëndetësore raportuan të dielën për 17.176 infeksione të reja dhe 90 raste të vdekjes nga sëmundjet që kanë lidhje me virusin Corona.

 

Por ka dhe disa lande që kanë vendosur të ndjekin një rrugë tjetër në kohën e pandemisë. Landi i Berlinit ka vendosur që përkundër rritjes së shifrave të infektimeve të dalë nga ciklet e hapjeve dhe mbylljeve të shpeshta. Ndaj ka vendosur që lehtësimet e vendosura më parë të mbeten, si për shembull në tregti dhe kulturë, por njëkohësisht kërkon shtrëngimin e masave sa i përket testimeve. Në këtë mënyrë, ky land ka vendosur që të mos respektojë të ashtuquajturin “frenim emergjent”, të cilin ka parashikuar qeveria federale në rastet kur numri i infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda një jave. E megjithatë në rajonet me këtë incidencë do të mund të futet kufizimi i daljeve natën.

Lockdown i ashpër?
Presidenti i shoqatës së industrisë së metaleve Stefan Wolf deklaroi për gazetën “Bild am Sonntag” se duhet të futet një lockdown i ashpër. Ai tha se duhet të parandalohet mundësia që secila komunë të ketë rregullat e veta. “Unë do të preferoja që të futet një bllokim i ashpër në të gjithë vendin për dhjetë ditë dhe më pas të mund të hapim të gjitha, në vend që të mos kemi struktura të qarta për muaj të tërë”. Wolf kritikoi në këtë kontekst edhe formën e takimeve të kancelares me kryeministrat: “Për muaj të tërë këto konkludime të këtyre takimeve i kanë injoruar plotësisht nevojat dhe dëshirat e njerëzve dhe kompanive”.

Rreziku nga mutacionet

Edhe shefi i kancelarisë Helge Braun mendon se duhet të merren masa më të ashpra në luftimin e pandemisë. “Nëse numri i infeksioneve rritet shpejt paralelisht me vaksinimin, atëherë rritet edhe rreziku që mutacioni tjetër i virusit të bëhet imun ndaj vaksinës”, theksoi politikani i partisë CDU, në një deklaratë për gazetën “Bild am Sonntag”. Në rast të një mutacioni të tillë “do të mbeteshim sërish me duar bosh” dhe prapë do të kërkohen vaksina të reja. Braun kërkoi, ndër të tjera, që të futen kufizime të lëvizjes në rajone të caktuara me një nivel të lartë infektimesh.

Disa ekspertë gjermanë kanë paralajmëruar se shifrat e infektimeve në ditë mund të shkojnë deri në 100.000 në qoftë se nuk ndërmerren masa të ashpra parandaluese. Në njërën anë janë shtuar kërkesat për ashpërsimin e masave, por nga ana tjetër, ka dhe lande dhe komuna, ku thuhet, se ato do të vazhdojnë me lehtësimet e tanishme e madje edhe me lehtësime të tjera./DW/

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera