MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/hoti.jpg

Kërkohet liberalizimi i vizave në Bruksel



Kryeministri Hoti ka përfunduar vizitën në Bruksel, ku u prit në takime të ndara nga Presidenti i Parlamentit Evropian z. Mr. David Sassoli.

Gjithashtu, ka qenë i ftuar special në takimin e parë zyrtarë të Grupit të Miqësisë për Kosovën, i përbërë nga anëtarë të Parlamentit Evropian, si dhe jam takuar me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Në këto takime me përfaqësuesit më të lartë të Parlamentit Evropian, kam bërë thirrje që qytetarëve të Kosovës t’i mundësohet sa më parë që të lëvizin lirshëm në Zonën Shchengen. Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe po vazhdon ta ketë prioritet luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe të ligjit. Presidentin Sassoli e kam njoftuar për përkushtimin e qeverisë në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e rendit dhe ligjit, si dhe për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19. Lidhur me këtë, i kam falënderuar institucionet e BE-së për ndihmën e dhënë në përballimin e situatës me COVID 19”, ka njoftuar Hoti.

Integrimi evropian dhe euro-atlantik i Kosovës, sipas kryeministrit mbetet objektivi më i rëndësishëm strategjik për shoqërinë tonë.

“Vlerat evropiane janë mishëruar në shoqërinë tonë dhe këto vlera janë themeli i vendit tim. Në këtë takim, natyrshëm është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe shpresoj që sa më shpejt kjo temë të jetë në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë Presidencës Gjermane. Po ashtu, sot mora pjesë si i ftuar special në takimin e parë të Grupit të Miqësisë për Kosovën në Parlamentit Evropian. Ky takim me euro deputetët u organizua nga Lukas Mandle, të cilin e falënderoj për angazhimin e tij në afrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian me theks në procesin e liberalizimit të vizave”.

Gjithashtu kryeministri ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku ka shpalosur synimet e Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, si dhe kërkoi nga deputetët e Parlamentit Evropian që ta mbështesin Kosovën në këtë drejtim.

Të fundit

Dyfishohen rastet

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në qytetin e shumë shqiptarëve

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë. Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende

Mësuesit kërkojnë të punojnë nga shtëpia

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoni ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta rishqyrtojë vendimin për mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht t’i le

Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021. I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha ësht

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

Info Tjera