MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/ALBIN-KURTI.jpg

Kim Mehmeti: Ja pse disa analistë e sulmojnë ashpër Kurtin, kjo është frika e tyre



Publicisti Kim Mehmeti, në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me sulmin ndaj Albin Kurtit që po i bëhet nga disa analistë nëpër televizione.

Ai thotë se “ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë”.

Sipas tij, sulmi ndaj Kurtit nga këta analistë, buron a frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.

Image

Postimi i plotë: 

Kim Mehmeti: Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa ‘analistë’ buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror!

“A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj?!

Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa ‘opinionistë të pavarur’ të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë?!

Dhe e dinin nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e ‘analistëve’ që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi?

Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë.

Po pra, tërbimi me të cilin disa ‘analistë’ e sulmojnë kryetarin e VV dhe partinë e tij, buron nga frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.

Pra e keni vërejtur me çfarë egërsie sulmohet VV, e cila kurrë nuk e ka qeverisur vendin, e me çfarë perversiteti e çmenduria mbrohen sunduesit e mëparshëm që Kosovën e bënë joshtet?!

Andaj mos u besoni atyre që e përbuzin inteligjencën tuaj duke dashur të ju bindin se Kosova nuk është ajo ku ju jetoni, por parajsa ku banojnë zhvatësit e saj!

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera