MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/f1_03dimer-jpg1354540786-780x439-1.jpg

Kjo është gjendja e rrugëve



Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion.

Ka pas intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy Auto-udhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit.

Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut.

Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër.

Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.

Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike.

Të fundit

Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz. Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës s

DNV bën thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

Demokracia në Veprim ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve në Qendrën e Numërimit të Votave. DnV-ja i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që me

9 të vdekur dhe 548 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Dialogu me marrëveshje të neglizhuara

Tre vjet më parë, përfaqësuesit e kompanisë Stone Castle nga Rahoveci i Kosovës – e cila merret me përpunimin e rrushit dhe prodhimin e pijeve alkoolike – ishin nisur drejt kryeqyte

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-q

Ambasada e Italisë kujton veprën e familjes Jashari përmes një videoje të veçantë (VIDEO)

Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u vranë nga forcat serbe 23 vjet më p

Info Tjera