Kosova dhe Letonia heqin tatimin e dyfishitë
Sot në Ambasadën e Letonisë në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal.
Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.
Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 16 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi. Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Letoninë ndërkohë që në proces të nënshkrimit është edhe marrëveshja me Lituaninë.