MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/europol.jpg

Kosova në mesin e 22 shteteve ku Europoli sekuestroi 352 makina të vjedhura



Një total prej 352 makinash të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final, si rezultat i një operacioni të mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL).

Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, është thënë se janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.

Operacioni i kërkimit, që është udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Kufij (FRONTEX), është fokusuar në kontrollet nëpër pikëkalime kufitare dhe aktivitete tjera tokësore në 17 vende të Bashkimit Evropian dhe pesë shtete të rajonit të Ballkanit.

Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

“Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, është thënë në një komunikatë për media të EUROPOL-it.

Aty është thënë edhe se aktivitetet e fokusuara në kontrollet e veturave dhe anijeve, kanë rezultuar edhe në kapjen e 2,965 migrantëve ilegalë në rrugë drejt BE-së, përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Si pasojë, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të migratëve janë lokalizuar dhe janë arrestuar.

“Destinacioni i fundit i migrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar migrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adriatik ”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Të fundit

Mbi 600 raste të reja dhe 12 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Çfarë vendimesh mori qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të

Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bu

Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një s

Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021, sipas The Economist?

Teksa e gjithë bota vijon të jetë nën ankthin e pandemisë Covid-19, me shifrat e infektimeve dhe vdekjeve që vijojnë të shtohen, sytë e njerëzimit janë nga viti i ardhshëm, ku dëshira kry

Info Tjera