MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/BA-747-retirement-nose-to-nose.jpg

Kosova pezullon linjat ajrore me Britaninë e Madhe



Bazuar në kompetencat e ti lidhur me masat anti-covid, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nxjerrë sot vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja e infeksionit/sëmundja Covid-19.

Ky vendim ka të bëjë me pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.

Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetë-izolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

Për të gjithë personat fizik dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera