MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/American-Independence-Day-4th-of-July-2019.jpg

Kosova uron SHBA-të për 4 korrikun



Drejtues të Institucioneve të Kosovës kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ditën e pavarësisë, 4 korrikun.

Presidenti, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit.

“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike. Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë. Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urimin e Presidentit.

Për nder të 244 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, flamuri amerikan është vendosur para hyrjes së objektit të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett kanë nderuar flamurin amerikan pas intonimit të himneve të të dy shteteve.

Flamuri amerikan do të valëvitet në hyrje të ndërtesës së Kuvendit deri më 6 korrik.

“Vlerat e popullit amerikan, të theksuara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, nga e cila është frymëzuar edhe Deklarata jonë e Pavarësisë, janë frymëzim yni i përhershëm. Jemi krenar që në krah tonin kemi vendin simbol të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. SHBA-të janë përveç se vend mik, edhe partner strategjik i yni në gjithë rrugëtimin tonë për ta bërë Kosovën shtet të pavarur. Vendi ynë sot është i lirë edhe shkaku i kontributit të madh të Amerikës, miqësinë me të cilën na e la testament presidenti historik dr.Ibrahim Rugova. Kosova në miqësi të përhershme me Amerikën është referencë e përhershme e jona!. Popullit amerikan, urime 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë popullin amerikan!”, ishte mesazhi i urimit nga kryekuvendarja Osmani.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në urimin e tij ka thënë Kosova dhe populli shqiptar do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit amerikan.

“Urime 4 korriku Amerikë! Urime të gjithë miqëve amerikanë! Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj për Kosovën dhe popullin shqiptar!”, ka shkruar Kryeministri Hoti në Facebook.

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka thënë se kjo datë gjithkund në botë e bashkon popullin amerikan, por na bashkon edhe ne popullin e Kosovës kudo që jemi, për ta festuar këtë datë të rëndësishme të shtetit dhe popullit mik amerikan, aleatit tonë më të rëndësishëm në të gjitha përpjekjet tona për liri, barazi dhe dinjitet.

“Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Prandaj, është kënaqësi e vërtetë për mua t’ju uroj Ditën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë që simbolizon paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Ndërkaq ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se populli i ShBA-së dhe i Kosovës kanë shumë vlera dhe atribute të përbashkëta.

“Në Amerikë si në çdo vend, demokracia nuk është një sport spektatorësh. Demokracia kërkon angazhim dhe këmbëngulje aktive të qytetarëve. Gjithashtu kërkon ndershmëri dhe përulësi për të adresuar dobësitë tona dhe për të mësuar nga dështimet tona. Kjo është një kohë trazirash dhe ankthi në Amerikë – por edhe një kohë shprese. Shpresoj se një ndryshim i pakthyeshëm, pozitiv mund të vijë me një qytetari të angazhuar. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Kosovën”.

“Populli i Shteteve të Bashkuara dhe i Kosovës kanë shumë vlera dhe atribute. Populli ynë është i fortë dhe i zgjuar, krijues dhe i dhembshur, i shkathët dhe elastik. Si miq dhe partnerë, ne i jemi përgjigjur njëri-tjetrit kur kemi pasur nevojë. Ne qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur, pas sulmeve të 11 shtatorit, në luftën kundër terrorizmit global”.

Të fundit

Haradinaj: Pa SHBA nuk ka dialog

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është

201 të shëruar, 225 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj Përmes një njo

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Pako

Gjeloshaj, bartës i Listës shqiptare

Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka për

IKSHPK me apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. IKSHPK në një postim në rrjetin soc

Info Tjera