MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/FB_IMG_1597921438360.jpg

Kryediplomatja dhe ministri i Drejtësisë takohen me Palmer në Uashington



Ministri i Drejtësisë së Kosovës Selim Selimi dhe Ministrja e Punëve të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla gjatë qëndrimit në SHBA, kanë takuar Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Ky takim u zhvillua në kuadër të intensifikimit të agjendës shtetërore të Kosovës në përafrimin e vendit me familjen euro-atlantike.

Përmes një postimi në Faceebook, Selimi shkruan se pa bashkërendim dhe garanci të SHBA-ve, është e vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme.

Postimi i ministrit Selimi në Facebook

Kosova është e vendosur në avancimin e marrëdhënieve speciale dhe miqësisë së përhershme me ShBA-në dhe gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik.

Sot në Washington, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, takim përmbajtësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, për intensifikimin e agjendës shtetërore të Kosovës në përafrimin e vendit tonë me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pa bashkërëndim dhe garancë të Amerikës, është e vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme. Roli aktiv dhe mbështetja e ShBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë.

Të fundit

Paralajmërohet lehtësimi i masave

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19 ka zhvilluar sot një takim, nga ku është thënë se gjendja epidemiologjike në vend është stabile. Ministri i Shëndet

Trump flet në OKB për marrëveshjen

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB

CDC: Koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-reko

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19. Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se ven

Rreth 13 mijë të shëruar nga koronavirusi

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejë

“Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19”

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit. “Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui

Info Tjera