MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/marreveshja-e1599735110929-768x512-1-720x480-1.jpg

Kurti jep shenja për moszbatim të marrëveshjes së Uashingtonit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë shenja që s’do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, ani pse ditë më parë departamenti i shtetit Amerikan tha se administrata e re Biden mbështet të arriturat e zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Kreu i ekzekutivit këtë marrëveshje vazhdon ta sheh si një grumbull pikash, e jo marrëveshje merre ose lerë. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare pritet ta ftojë Kurtin në një seancë parlamentare për ta sqaruar pozicionin e tij karshi kësaj marrëveshje, derisa LDK-ja i kërkon kryeministrit të qëndrojë pas saj, pasi Kosova përfiton nga e njëjta. Kërkesë të tillë për të parin e qeverisë kanë edhe nga shoqëria civile.

Kurti gjatë një paraqitje në Parlamentin Evropian, tha se marrëveshja e Uashingtonit nuk është menduar të zbatohet.

“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, u shpreh ai.

Këtë qëndrim të Kurtin, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkon ta sqarojë në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij, i pari i qeverisë shpesh herë i ka ndryshuar qëndrimet me ardhjen e tij në pushtet.

“Ne ditëve të ardhshme do ta ftojmë̈ kryeministrin Kurti në seancë lidhur me çështjen që ju e përmendët. Nuk është̈ diçka risi për zotëri Kurtin sepse e kemi pa duke i evoluar qëndrimet dhe duke ndryshuar me ardhjen e tij në pushtet, sikur të kaluarën”, thotë ai për KosovaPress.

Implementim të kësaj marrëveshje po kërkon anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, e cila thotë për KosovaPress, se zotimet e Uashingtonit po mbështetën edhe nga administrata Biden.

“Ajo marrëveshje i dha një̈ mbështetje të shtuar edhe ShBA-së, por sidomos edhe BE-së që të vendosë në pozitë më prioritete dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë̈ dhe të nis me investime miliardësh në territoret e këtyre dy shteteve. Pas ndryshimit të administratës në ShBA kemi parë gjithashtu edhe mbështetjen e administratës Biden për marrëveshjen. Herën e fundit para dy dite ishte qëndrimi i departamentit të shtetit, ku thotë̈ se shteti i Amerikës mbështet të arriturat e marrëveshjes së Uashingtonit dhe pret prej palëve t’i përmbahen për të arritur zhvillimin ekonomik. Nëse dy administratat e ndryshme në ShBA e mbështesin marrëveshjen e Uashingtonit, mendoj që do të duhej që qeveria e sotme të analizojë mirë dhe të punojë në benefit të Kosovës që të përfitojë̈ sa më shumë nga kjo marrëveshje”, thotë ajo.

Qëndrim prapa marrëveshjes së Uashingtonit, Qeverisë Kurti po i kërkon edhe Violeta Haxholli nga KDI.

“Kosova duhet të tregoj seriozitetin e saj si shtet i mirëfilltë̈ dhe t’i qëndrojë̈ prapa zotimeve ndërkombëtare që i ka marrë në kuadër të krejt procesit. Assesi nuk duhet të dukemi ajo pala që nuk i përmbush obligimet e saja që i ka marrë në këtë̈ marrëveshje. Duhet të ketë̈ një̈ vazhdimësi të gatishmërisë̈ së Kosovës që të adresojë ato që janë̈ arritur në kuadër të dialogut”, tha ai.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020 kanë nënshkruar një dokument të zotimeve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Të njëjtat, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë i ka kritikuar, duke i quajtur të dëmshme.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera