MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/merkel.jpg

Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?



Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa më parë.

“Ne kemi një interes të madh që kjo çështje të vendoset sa më parë”, deklaroi shefi i deputetëve të partisë CDU në Bundestag Ralph Brinkhaus, në prag të fillimit të konsultimeve të krerëve të këtyre partive. “Mendoj se sonte në darkë do të jemi një hap më afër vendimit për kandidaturën”, theksoi ai.

Ndërsa shefi i deputetëve të partisë CSU në Bundestag Alexander Dobrindt theksoi: “Ka ardhur koha që të vendoset dhe besoj se brenda dy javësh do të kemi një vendim”.

Laschet apo Söder?
Në këshillimet e sotme do të marrin pjesë edhe dy krerët e partive – kryetari i CDU-së Armin Laschet dhe kolegu i tij nga CSU Markus Söder.

Brinkhaus tha se ai e ka të qartë se pritjet janë që në këtë takim “të ndodhë diçka”. Por fillimisht duhet të bisedojmë me krerët e këtyre partive, pra Laschet dhe Söder. “Duhet të bisedojmë për linjat e veprimit në të ardhmen”.

Në këtë takim është prezente edhe kancelarja Angela Merkel (CDU), e cila ka vendosur që pas 16 vjet qeverisjeje në postin e kancelares, të mos kandidojë prapë.

Söder do të kandidojë?
Në hyrje të Bundestagut, kryetari i CSU dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder la të kuptohet si ai do të kandidojë për postin e kancelarit.

“Kohëra interesante. Ose siç thuhet tek ne në Bavari – të shikojmë njëherë e pastaj do të shohim”.

Brinkhaus deklaroi më parë se tani është koha “të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin dhe për partitë”.

Sipas tij, partitë tjera do të ishin të lumtura, po të kishin mundësi të këtilla.

Ndërsa Dobrindt tha se përzgjedhja e kandidatit është një “proces”, me të cilin duhet të merremi në mënyrë intensive.

Por edhe ai pranoi se kjo çështje duhet të vendoset së shpejti. Edhe Laschet mendon se vendimi duhet të merret shpejt.

Mendimet janë të ndara se cili prej kandidatëve është më i përshtatshmi.

Por besohet se pas këshillimeve të sotme do të dihet diçka më shumë.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera