MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Dritan-Abazovic.jpg

Kush është shqiptari, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?



Në Malin e Zi të dielën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.

Teksa janë numëruar mbi 70% e votave, rezultati mes partive është i ngushtë, ndërsa kryeson Milo Gjukanoviq.

Mirëpo, në këto zgjedhje “çelësi” i qeverisë është në dorën e një shqiptari.

Dritan Abazoviq është njëri nga shqiptarët më të zëshëm në skenën politike në Mal të Zi.

Ai është kryetar i grupit politik URA, e cila është kryesisht e përbërë nga joshqiptarët.

Në këto zgjedhje ai ka hyrë me platformën në gjuhën serbe “Crno na Bijelo” apo “E zeza në të bardhë”.

Në një intervistë të dhënë se fundmi, ai tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si  personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

Ai tha se ka pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare, që sipas tij, nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.

Ai ka siguruar se me Qeverinë e re të Malit të Zi, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme, dhe se do të bëj koalicion ‘vetëm me ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.

Por, kush është shqiptari Dritan Abazoviq, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?

Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviq u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës.

Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara ndërsa mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.

Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale të transmetimit Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”.

Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim sociologjinë e Kulturës, Komunikimit dhe historinë e fesë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe.

Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

Si u bë pjesë e politikës në Mal të Zi?

Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga‚ Mali i Zi Pozitiv, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të  themeluar në 2015.

Ai aktualisht është president i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.

Të fundit

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Presidenti reagon pas arrestimeve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it. Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë,

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Mbi 15 mijë raste me Covid

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me virusin korona. Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të

Info Tjera