MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/kushtetuesja.jpg

Kushtetuesja bëhet me kryetare të re



Gresa Caka-Nimani është zgjedhur kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Caka-Nimani ishte dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor në vitin 2015.

Deri në emërimin e saj, gjyqtarja Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).

Gjatë shërbimit të saj në USAID, ndër të tjera, ajo ka qenë përgjegjëse për të këshilluar në hartimin e strategjive të USAID-it; dhënien e këshillave dhe të opinioneve rreth ligjeve të aplikueshme e Kushtetutës; menaxhimin e portfolios së programeve të sundimit të ligjit, përfshirë reformat në drejtësi.

Tashmë kryetarja Caka-Nimani, ka qenë pjesëmarrëse në grupe të ndryshme punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit.

Gjatë viteve 2006-2008, ajo ka qenë koordinatore dhe këshilltare e mbështetjes së Qeverisë Amerikane për Grupin Punues, dhe më pas, Komisionit Kushtetues, përgjegjës për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Për kontributin e dhënë në këtë proces, ajo ishte vlerësuar me disa çmime dhe dekorata nga USAID në Kosovë, por edhe me disa Çmime të Merituara Nderi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Studimet për drejtësi, Caka-Nimani i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004, ndërsa magjistraturën në fushën e integrimeve evropiane dhe regjionalizmit e ka përfunduar në Universitetin e Grazit, Austri në vitin 2007.

Studimet e doktoraturës të Caka-Nimanit janë të fokusuara në ndërkombëtarizimin e kushtetutbërjes në Universitetin e Grazit.

Caka-Nimani është gjithashtu bartëse e provimit të jurisprudencës dhe atij për përmbarues privat.

Ajo është e certifikuar në çështjet e drejtësisë dhe të qeverisjes, duke përfshirë Qendrën Federale Gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe programet për lidership strategjik nga Instituti Federal Ekzekutiv Amerikan.

Që nga viti 2017, ajo bashkëpunonte me Institutin Ndërkombëtarë për Demokraci dhe Asistencë Elektorale (International IDEA), me seli në Hagë, dhe është autore e kapitullit “Kushtetuta e Pavarësisë së Kosovës: Përkushtimi i Njëanshëm për një Kushtetubërje të Ndërkombëtarizuar”, në kuadër të librit “Kushtetutbërësit për Kushtetutbërjën”, të edituar nga Tom Ginsburg, Universiteti i Chicago-s dhe Sumit Bisarya, International IDEA, që do të publikohet nga Cambridge University Press në vitin 2022.

Ajo është gjithashtu pjesëmarrëse e shumë konferencave vendore dhe ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, përfshirë si paneliste lidhur me “Kushtetutbërjën në Shoqëri pas Konflikteve” në Forumin Botëror të Drejtësisë V (Hagë, Holandë 2017) dhe në konferencën ndërkombëtare për “Gratë dhe Kushtetutat pas Konflikteve” të organizuar nga Universiteti William and Mary (Williamsburg, SHBA, 2018).

Gjyqtarja Caka-Nimani është dekoruar me një numër dekoratash dhe mirënjohjesh. Ndër të tjera, ajo është vlerësuar me pesë “Çmime të Merituara Nderi” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për kontribut të vlefshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe me çmimin “Michael K.White Memorial AWard” për kontribut të veçantë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera