MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Kuvendi-1024x768-1.jpg

Kuvendi mblidhet të premten dhe të hënën



Gjatë ditës së sotme kryesia e Kuvendit së Kosovës, drejtuar nga Vjosa Osmani, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u vendos që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premtën në ora 10:00.

Në takimin e mbajtur virtual u bë e ditur se kjo seancë do të mbahet për të shqyrtuar dhe votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në njoftimin e dërguar për media po ashtu theksohet se të hënën me 30 nëntor, do të mbahet seancë e re në të cilën do të shqyrtohen edhe 12 pika të tjera përveç pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga dr. Vjosa Osmani, kryetare, mbajti sot mbledhjen e radhës, në platformën virtuale.  https://zeri.info/inarticle.html

Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premten, më 27 nëntor 2020, në orën 10:00, për të shqyrtuar dhe votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Të hënën, ndërkaq, më 30 nëntor, do të mbahet seancë e re, në të cilën përveç pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, do të shqyrtohen edhe 12 pika të tjera.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, ndërsa pritet edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr.04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007.

Në vazhdim, në rend dite do të jetë shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024, si dhe raportet e punës për vitin 2019 të shtatë institucioneve të pavarura: raporti vjetor i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë, raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019, si dhe raporti vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit.

Në këtë seancë është paraparë të bëhet edhe emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, si dhe zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyertues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Më 13 dhjetor 2020, ndërkaq, Kuvendi do të mbajë seancë të veçantë për personat me nevoja të veçanta, sipas kërkesës së deputetit Fetah Rudi.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia vendosi që të përsëritet shpallja e konkursit publik për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare.

Të fundit

Në Kosovë edhe pesë viktima dhe 353 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit 5  persona të infaktuar me COVID-19 kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 353 raste

​Osmani e Kurti bëjnë homaxhe për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në 39-vjetorin e vrasjes, kanë bërë homazhe pranë varrit të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe K

Qytetarët nuk besojnë në premtimet e partive

Besimi i qytetarëve të Kosovës në premtimet që partitë politike i japin gjatë fushatave parazgjedhore dhe zgjedhore, është mjaft i ulët , thonë disa qytetarë të Prishtinës. Qytetarët do

Fauci mbështet planin e Biden, 100 milionë doza të vaksinës të shpërndara në 100 ditë

Eksperti i sëmundjeve ngjitëse Dr. Anthony Fauci, ka thënë se deklarata e presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden që 100 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit të shpërndahen brend

28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë n

Von Cramon: BE duhet t’i reagojë urgjentisht Serbisë për pezullimin e adresave të shqiptarëve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. i ka reaguar Serbisë për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve. Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit

Info Tjera