MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/auto_kurti-lajcak-600x3601616775323-1.jpg

Lajçak letër Kurtit: Mezi pres t’iu takoj në Bruksel, dialogu duhet të vazhdojë pa vonesa



Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, i ka shkruar letër liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për ta uruar këtë të fundit për marrjen e pozitës së shefit të Qeverisë së Kosovës.  Lajçak në letrën e tij ka theksuar se është i gatshëm për të vazhduar dialogun pa vonesa, derisa thotë se do t’i mbështesë Kosovën dhe Serbinë në rrugën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“I nderuar Kryeministër,

Dua t’ju uroj për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës dhe ju dëshiroj shumë suksese në këtë post të ri. Jam i bindur që udhëheqësia juaj dhe përvoja juaj e gjatë politike do t’i shtojnë vlerë institucioneve në Kosovë. Në cilësinë time si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shpresoj të punojmë së bashku drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Lajcak.

“Unë zotohem vendosmërisht që do t’i mbështes të dy palët për t’i vazhduar pa vonesa takimet në kuadër të Dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja”, thekson në letër emisari sllovak.

Në fund, Lajcak thotë se mezi pret që ta takojë Kurtin në Bruksel, derisa thotë se takimi do të realizohet sapo të krijohen kushtet.

“Vazhdimi i Dialogut do të na mundësojë të bëjmë progres i cili do të sjellë dobi për të dy palët në vitet që vijnë. Mezi pres të ju takoj në Bruksel, posa situata të na lejojë, dhe të diskutojmë personalisht për punën tonë të përbashkët që na pret. Me respekt”.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera