MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/lajcak-hyseni-e1595495315972.jpg

Lajçak njofton për takimin



Emisari i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, thotë se diskutimet e sotme në Bruksel në kuadër të nivelit të ekspertëve nga Beogradi dhe Prishtina ishin një hap tepër i rëndësishëm drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse që normalizon raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak gjithashtu ka njoftuar se puna rreth dialogut do të vazhdojë në fundin e muajit gusht. 

“Takimi i sotëm Beograd-Prishtinë i nivelit të ekspertëve ishte një hap tjetër i rëndësishëm për procesin drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar ai.

Ndërsa, koordinatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka përsëritur se në takimin 7-orësh me koordinatorin e palës serbe, Marko Gjuriq, është biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai ka thënë se sot janë trajtuar elemente ose kapituj të kësaj marrëveshjeje, e cila sipas tij do të jetë ligjërisht e obligueshme, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për zgjidhje parciale të asnjë çështjeje veç e veç.

“Po negociojmë elemente të një marrëveshjeje të përgjithshme e cila në fund do të jetë ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe patjetër që duhet të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve reciproke Kosovë Serbi që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke”, ka thënë ai.

Ai thotë se bisedat aktuale janë skajshmërisht politike sepse përcaktojnë qartë dispozitat e një marrëveshjeje të përgjithshme, e cila specifikon obligime dhe zotime ligjërisht të obligueshme edhe politike edhe ligjore.

Hyseni tutje ka shtuar se nuk ka marrëveshje për asnjë kapitull veç e veç përderisa nuk do të ketë marrëveshje të përgjithshme.

“Do të ketë pajtim për element të marrëveshjes vetëm atëherë kur ta kemi arritur pajtim për marrëveshje të përgjithshme. E di qëndrimin e BE-së që nuk ka marrëveshje të veçantë për asgj,ë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë përmbyllje të asnjë teme, duke shtuar se mund të ketë përafrim të qëndrimeve rreth elementeve të caktuara që janë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme.

“Për gati 7 orë pa ndërprerë kemi trajtuar elemente të kësaj marrëveshjeje, bisedimet janë të vështira dhe unë nuk jam nga ata që pres që çdo gjë do të arrihet lehtë, por jam optimist sepse mbështetur në tonin e bisedave po ecim në drejtimin e duhur. Është herët të shfaqim optimizëm, sepse janë biseda të vështira, por me këmbëngulësi do të arrijmë atë që jemi nisur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjithçka, me doemos, do të hidhet në letër.

“Patjetër që hidhet në letër, mos t’iu tregoj follderat shumë të mëdhenj. Por unë po flas për kapituj, elemente të shkurtër, taksativ, shumë konciz nga aspekti juridik dhe që bazohen në provizione të qarta të së drejtës ndërkombëtare”, u ka thënë ai gazetarëve.

Hyseni ka shtuar se nuk e ka ndërmend të japë detaje.

“Bërja publike e detajeve vetëm sa krijon obstruksion në procesin që në fund pashmangshëm të përfundojë në marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, që do të rezultojë me njohje reciproke dhe normalizim. Nëse kjo nuk do të jetë fundi, nuk do të ketë marrëveshje për asgjë”, ka thënë ai.

Hyseni është pyetur edhe nëse në takim është biseduar rreth zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme.

“E kam thënë para një jave që çdo gjë i nënshtrohet një ombrelle nën të cilën do të futen të gjitha. Çdo gjë që i ndihmon arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, do të kihet parasysh dhe do të merret parasysh plotësisht”, ka thënë ai.

Takimi së enjtes mes Hysenit dhe Gjuriqit është i dyti i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Të fundit

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe po ashtu ka njoftuar për tre skenarët

Shkarkime në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë t

Edhe 172 raste të reja me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ko

Miratohet projektligji për marrëveshje të huas ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vlerë 100 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cil

Nga sot testimi për COVID-19 edhe në laboratorët privatë

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PC

Hapja e shkollave varet nga situata me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë, MASH dhe IKSHPK po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 sh

Info Tjera