MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/0a9fd133b54eb01d74afb95d150541c0.jpg

Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur



Bashkimi Evropian është i bindur që një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur.

Kështu ka thënë Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për media serbe Danas.

Kjo pasi sipas tij, kjo është edhe në interesin e tyre (Kosovës dhe Serbisë), në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e Bashkimit Evropian, gjithashtu.

Në këtë drejtim, Lajçak ka folur edhe për rolin e SHBA-së në këtë proces.

“BE dhe SHBA kanë një histori të gjatë dhe produktive të bashkëpunimit të ngushtë në Ballkanin Perëndimor, dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme pozitive në vitet e fundit, dhe unë jam në kontakt të shpeshtë me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta, dhe ne shpresojmë që një bashkëpunim më i ngushtë transatlantik”, citohet të ketë thënë Lajçak.

Ndërsa i pyetur nëse është optimist se një zgjidhje përfundimtare Kosovë-Serbi mund të arrihet së shpejti, përfaqësuesi i BE-së është përgjigjur pozitivisht.

“Në korrik, ne ramë dakord për të gjitha parametrat dhe elementet me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti. Ajo që duhet të bëjmë tani është të negociojmë përmbajtjen. Por, siç e them gjithmonë, shpejtësia e negociatave tona nuk varet nga Bashkimi Evropian ose nga unë si person. Ajo përcaktohet nga dy palët”, ka thënë ndër tjerash Lajçak.

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera