MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/0a9fd133b54eb01d74afb95d150541c0.jpg

Lajçak zbulon datën e takimit mes Kosovës dhe Serbisë



Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.

“Nuk është momenti për të organizuar një takim të ri. Ne kemi nevojë për një qeveri të re me një mandat të fortë që do të vazhdojë procesin e dialogut”, tha Lajçak, duke bërë të ditur se dialogu vazhdon pas 14 shkurtit.

Duke komentuar ndryshimet në administratën amerikane që do të ndodhin pas inaugurimit të demokratit Joe Biden, si president i Shteteve të Bashkuara, më 20 janar, Lajçak tha se ishte i inkurajuar nga emërimet e reja në administratën e ardhshme, të cilat, siç tha ai, “nuk kanë nevojë për mësime rreth rajonit” sepse ata janë njerëz që kanë njohuri me proceset në Ballkanin Perëndimor.

“Jam optimist sepse administrata e re po emëron njerëz që e njohin Ballkanin Perëndimor, që ndjejnë përgjegjësi për rajonin. Ata që tashmë janë emëruar, nuk kanë nevojë që të marrin ligjërata për rajonin. Është administratë e re, por që po emëron njerëz të dëshmuar si partner të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, pranoi se nuk kishte pasur asnjë koordinim midis Brukselit dhe Uashingtonit në vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar, kishte padyshim dy pista: evropiane dhe amerikane. Nuk ishte zgjedhja jonë të shkonim veç e veç. Partnerët tanë në rajon ishin të hutuar sepse nuk donin të ishin në një pozitë nga e cila duhej të zgjidhnin anë”, tha Lajçak.

Të fundit

10 të vdekur dhe 311 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Kim Mehmeti: Ja pse disa analistë e sulmojnë ashpër Kurtin, kjo është frika e tyre

Publicisti Kim Mehmeti, në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me sulmin ndaj Albin Kurtit që po i bëhet nga disa analistë nëpër televizione. Ai thotë se “ajo egërsi buron nga

BE propozon kufizime të reja në udhëtim

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së një lloji të ri të koronavirusit. Propozimi përmban koordinim shtesë në

Tri opsionet për finalen e dialogut

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK). Këtu përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serb

Shkodra në rrezik nga përmbytjet, lumenjtë afër kufirit maksimal të kuotave

Ndërkohë, situata duket se është nën kontroll. Bashkia e Shkodrës raporton se deri më tani 748 hektarë tokë janë përmbytur, duke pasur ditën e fundit një shtim të sipërfaqes së tokës

12 vite nga shndërrimi i TMK-së në FSK, Kosova ka veç 2 mijë e 700 ushtarë

Më 4 mars të vitit 2014, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sig

Info Tjera