MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/kufiri.jpg

Lajm i keq për kosovarët që duan të shkojnë në Maqedoni



Maqedonia e Veriut do të qëndrojë e mbyllur për fqinjët edhe gjatë muajit gusht, përjashtim bën vetëm Shqipëria.

Komisioni për sëmundjet infektive ka marrë vendimin duke vlerësuar se situata epidemiologjike në rajon vijon të mbetet shqetësuese.

Kreu i këtij Komisioni, Zharko Karaxhovski bëri të ditur se testi negativ jo më i vjetër se 72 orë do të jetë “vizë hyrëse” në vend për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë masën, sepse situata aktuale në këto vende është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. Gjithashtu është e qartë se ka numër të madh të të sëmurëve pothuajse në të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit per Semundje Infektive.

Greqia dhe Bullgaria i kanë mbyllur kufijtë për Maqedoninë e Veriut, sipas rekomandimeve të Zonës Shengen.

Rrjedhimisht Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm për qarkullim të lirë pa asnjë kushtëzim.

Sektori i turizmit nuk e mirëpriti vendimin.

Shoqata e Agjencive Turistike ka deklaruar se 300 agjenci turistike me 5 mijë punëtorë do të mbyllen pasi humbjet llogariten 100 %.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 476 pacientë, ndërsa aktualisht janë më shumë se 4 mijë raste aktive me Covid 19.

Të fundit

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe po ashtu ka njoftuar për tre skenarët

Shkarkime në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë t

Edhe 172 raste të reja me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ko

Miratohet projektligji për marrëveshje të huas ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vlerë 100 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cil

Nga sot testimi për COVID-19 edhe në laboratorët privatë

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PC

Hapja e shkollave varet nga situata me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë, MASH dhe IKSHPK po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 sh

Info Tjera