MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/m-4.jpg

Liderët politik urojnë besimtarët mysliman



Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Bajramin për më shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin.

“Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë!”, ka shkruar Thaçi në ” Facebook”.

Kurse kryeministri Hoti ka kërkuar që të respektohen masat.

“Dua të besoj se festat e ardhshme do t’i presim në një situatë krejt normale, pa pandemi, me gëzime e me sfidat e zakonshme që ka jeta. Sot festoni në shtëpitë tuaja dhe lutuni për familjarët, miqtë, vendin dhe mbarë njerëzimin. Duke qëndruar në shtëpi i ndihmojmë heronjtë e vijës së parë të frontit – stafin tonë shëndetësorë, të cilët po përballen me këtë pandemi për gjashtë muaj pa pushim. Edhe sot në këtë ditë feste, ata janë duke u kujdesur për qytetarët në nevojë. T’i respektojmë masat sot, që të festojmë përjetë e mot”, ka shkruar në Facebook Hoti.

Ndërsa lideri i LDK-së, Isa Mustafa është lutur për të prekurit me koronavirus dhe ka thënë se ndjen dhimbje për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo pandemi, duke bërë apel që secili qytetar të kujdeset dhe ta ruaj veten dhe me të dashurit e tyre.

“Shmangni tubimet dhe vizitat nëpër familjar, këtë vit le të festojmë më zemër, e në distancë, vetëm kështu do ta ruajmë shëndetin publik”.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Me rastin e ditës së Kurban Bajramit, ditë e festës e bashkimit, e ndarjes së begatisë tonë me të tjerët në nevojë, ju uroj përzemërsisht për sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në rrethet tuaja familjare e shoqërore. Kurban Bajrami është vërtetim i harmonisë e bashkëjetesës sonë fetare, që nxitë për më shumë bashkëpunim e mirëkuptim për interesat tona të përbashkëta përtej besimeve fetare e bindjeve politike”, uroi Haradinaj.

Të fundit

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe po ashtu ka njoftuar për tre skenarët

Shkarkime në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë t

Edhe 172 raste të reja me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ko

Miratohet projektligji për marrëveshje të huas ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vlerë 100 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cil

Nga sot testimi për COVID-19 edhe në laboratorët privatë

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PC

Hapja e shkollave varet nga situata me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë, MASH dhe IKSHPK po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 sh

Info Tjera