MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Macedonia-Parliament-37endada2ue9fiolk0qosg.jpg

Maqedonia bëhet me qeveri të re



Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të dielën pak para mesnate, me 62 vota për dhe 51 kundër ka votuar qeverinë e re që do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Kryeministri i porsazgjedhur Zoran Zaev, në fjalimin para deputetëve ka thënë se prioritet në punën e qeverisë së re do të jetë ngritja e standardit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përballja me pandeminë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, reformat në administratë e gjyqësor, por edhe raporteve të mira me vendet fqinje përmes zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.

BDI-ja në qeverinë e re do të ketë gjashtë ministri.

Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet Artan Grubi.

Me Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheqë Bujar Osmani, ndërsa Fatmir Besimi me Ministrinë e Financave.

Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi kurse ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, prite të jetë Jeton Shaqiri.

Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Resorët tjerë i takojnë LSDM-së.

Me Ministrinë e Brendshme do të udhëheqë Oliver Spaskovski, Radmilla Sheqerinska do të jetë ministre e Mbrojtjes, Jagoda Shahpaska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Bojan Mariçiq do të jetë ministër i Drejtësisë, Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal, Bllagoj Bocvarski i Transportit, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë dhe ministre e Kulturës, Irena Stefoska.

Të fundit

Paralajmërohet lehtësimi i masave

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19 ka zhvilluar sot një takim, nga ku është thënë se gjendja epidemiologjike në vend është stabile. Ministri i Shëndet

Trump flet në OKB për marrëveshjen

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB

CDC: Koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-reko

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19. Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se ven

Rreth 13 mijë të shëruar nga koronavirusi

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejë

“Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19”

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit. “Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui

Info Tjera