MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/testi-i-matures2020.jpg

MASH-i e vlerëson të suksesshëm testin e maturës



Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses testi i maturës.

Pyetje te Matures 2020 - Education | Facebook - 115 Photos

Pavarësisht raportimeve se edhe këtë vit, sikur viteve të kaluar testi është shpërndarë nëpër rrjete sociale, kjo ministri e ka vlerësuar të suksesshëm organizimin e Maturës Shtetërore 2020.

Në njoftim thuhet se Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili këtë vit është organizuar për mbi 26 mijë maturanë në rrethana të pandemisë COVID-19.

Sipas KShM, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie.

“KShM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin. KShM falënderon në radhë të parë nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë, e po ashtu edhe të gjithë personelin e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi. Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon po ashtu mediat, të cilat i kanë kontribuar këtij procesi, duke i informuar saktë nxënësit, pjesëmarrësit në proces dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të fundit

3 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: Mund të kemi 2 milionë viktima nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës. Në SHBA numri i të infektuarve me Corona kaloi ndërkohë në një mil

Veteranët paralajmërojnë protesta

Për më shumë se tetë orë, dje është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it, ka arrestuar figurat kryesore të kësaj organizate, ndërsa ka konfiskuar CD e materiale tj

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Info Tjera