MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_751156509044365.jpeg

Mbi 200 të infektuar me Covid-19



IKSHPK ka njoftuar se gjatë të mërkurës numri i personave të infektuar me Covid-19 ka arritur në 214 persona.

Sipas institutit, ky numër ka dalë pas marrjes 413 mostrave.

60 pacient u shëruan, derisa numri i pacientëve të vdekur arriti në 86.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Instituti ka apeluar tek të gjithë qytetarët që tu pëmbahen rekomandimeve, pasi virusi vret.

“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!. Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve. Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Këto masa rekomandohen në çdo vend!
Ruani të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!”.

Të fundit

Osmani: FSK shembull i profesionalizmit dhe besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama. Sipas komunika

Fondacioni Golde Eagle nis fushatën për ndihmë mjekëve

Fondacioni Golden Eagle dhe Kompania Frutex nga sot fillojnë fushatën për fonde në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë duke i’u siguruar pajisje mbrojtëse për luftë kundër virus

11 të vdekur dhe 205 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Kryeministri shqiptar ‘mollë sherri’ në Maqedoni

Çështja e kryeministrit shqiptar edhe më tej mbetet “mollë sherri” për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së. Gazeta KOHA mëson se dy partitë tanimë kanë

MASHT me vendim të ri për rifillim të mësimit

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në komisionin për Arsim ka thënë se klasa e parë dhe e dytë do të kthehen në objektet shkollore. Ai ka thënë se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe

Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska në shesh

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ai i Shëndetësisë, Armend Zemja dhe akterë të tjerë,  ka marr pjesë në lanësimin e  fushatës “Së bashku kundër COVID-19”, q

Info Tjera