MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/coronavirus-covid-19-1-810x524-1.jpg

Mbi 23 milionë të infektuar me koronavirus në botë



Numri i të infektuarve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 23 milion, përkatësisht 23,382,879 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 808,703.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 180,174 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 114,277, Meksika me 60,254 dhe India me 56,846.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë, megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Po ashtu edhe numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm ditën e djeshme janë shëruar 197 pacientë, raporton KosovaPress.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus,

Numri total i rasteve pozitive është 12.337 nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

Në Shqipëri janë shënuar 245 viktima dhe janë infektuar 8,275 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani 15,909,702 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 6,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

Të fundit

Paralajmërohet lehtësimi i masave

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19 ka zhvilluar sot një takim, nga ku është thënë se gjendja epidemiologjike në vend është stabile. Ministri i Shëndet

Trump flet në OKB për marrëveshjen

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB

CDC: Koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-reko

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19. Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se ven

Rreth 13 mijë të shëruar nga koronavirusi

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejë

“Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19”

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit. “Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui

Info Tjera