MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/covid19.jpeg.jpg

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën



Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar.

Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë.

Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të renditet e para me numrin më të lartë të infektimeve.

Në total janë regjistruar 7,244,184 njerëz të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 208, 440 persona, sipas raportimit të Worldometers.

India renditet e dyta, ku gjatë 24 orëve të fundit, ka shënuar mbi 2,361 të infektuar, duke çuar shifrën në total 5,903,932, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë është 93,410.

Në Meksikë, ka një rritje të numrit të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 5,401 të infektuar dhe kanë vdekur mbi 405 njerëz.

Shifra në total e të infektuarve ka shkuar në 720,858, ndërsa e personave që kanë ndërruar jetë është 75,844.

Brazili kalon shifrën e 140 mijë të vdekur me koronavirus.

Të infektuarit në vendin amerikano jugor e kalojnë 4 milion e 700 mijë.

Pandemia në Brazil ka bërë të ndërpriten karnevalet në Rio de Janeiro, deri në një datë tjetër.

Ndërkohë në Evropë situate vazhdonë të jetë problematike, ku disa vende kanë regjistruar një numër të lartë infektimesh.

Qeveria holandeze ka zgjeruar kufizimet shëndetësore në mënyrë që të ndalojë përhapjen e koronavirusit, ndërsa rastet rriten.

”Kufizimet do të zbatohen tani në 14 nga 25 zonat e sigurisë së vendit, tetë më shumë se më parë”, tha qeveria.

Masat e zbatuara tashmë janë në qytetet e mëdha si Amsterdami dhe Roterdami, por tani ato do të përfshijnë gjithashtu rajonet e Groningenit, Gelderland-Zuidit dhe Brabant-Noordit.

Të fundit

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet. Grenell

Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të sillte përfitime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Meta, përmes një postimi në “Facebook”, me rastin e 75 vjeto

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Rriten rastet me Covid, vdesin dy persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Kosova me 1871 raste aktive me COVID-19

17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus. Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë

Info Tjera