MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/corona-virus-qkuk.jpg

Mbi 3500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë



Javëve të fundit, Kosova vazhdon të regjistrojë numër të lartë të të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë në mars, deri më tash betejën me këtë virus e kanë humbur 236 persona.

Kurse, numri i të infektuarve ka arritur në 8 mijë e 554, derisa janë shëruar 4 mijë e 730 persona.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë 3 mijë e 588 raste aktive me koronavirus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 224 raste të reja dhe nëntë persona kanë vdekur, kurse 152 janë shëruar.

Nga dje, autoritetet vendore kanë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Në orët e mbrëmjes në gjithë Kosovën, Policia së bashku me inspektorët kanë zhvilluar një aksion të madh, me ç’rast janë mbyllur lokale dhe janë shqiptuar gjoba për ata që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID-19. 

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera