MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/infektiva-2.png

Mbushen spitalet me të prekur nga COVID-19



Numri i personave të infektuar me koronavirus javët e fundit është rritur. Rrjedhimisht edhe numri i të hospitalizuarve.

Megjithëkëtë profesionistët shëndetësorë thonë se ndonëse kapacitetet spitalore janë të mbushura, tashmë janë bërë përgatitje shtesë për rritje eventuale të personave që kanë nevojë për hospitalizim.

Sali Ahmeti, infektolog, tha për Radio Kosovën se përveç Klinikës Infektive, janë përgatitur shtretër shtesë në klinika të tjera për pranimin e pacientëve të infektuar me koronavirus që kanë nevojë për trajtim.

‘’Numri i pacientëve është shtuar ditëve të fundit dhe ne jemi duke punuar me kapacitete të plota ditëve të f undit. Për pranimin e pacientëve janë në dispozicion Klinika e Pulmologjisë, Klinika Sportive dhe Klinika Intensive Qendrore. Me këto kapacitete po përballohet fluksi i pacientëve deri më tani, dhe nëse kemi shtim të numrit të rasteve, ne kemi kapacitete dhe shtretër për hospitalizimin e tyre’’, tha Ahmeti.

Ndërkaq drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se tani për tani janë duke i menaxhuar rastet me Covid-19, por që po vërehet një presion dhe fluks i pacientëve për t’u hospitalizuar.

“Kapacitetet janë të mbushura. Që nga fillimi realisht i kemi të mbushura kapacitetet si në Klinikën Infektive, Pulmologjike, atë të Mjekësisë Sportive dhe Mjekimin Intensiv e që aty janë me 26 shtretër. Ndërkaq në spitale regjionale pacientët janë të shtrirë në reparte të Infektives Pulmologjisë dhe Internos e që janë aktualisht plot me pacientë’’, tha Krasniqi.

Sido që të jetë, shumica e barnave për trajtimin e pacientëve me Covid-19, sipas zyrtarëve shëndetësorë tashmë janë siguruar nëpër klinika.

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera