MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Brussels.jpg

Më në fund reagon BE



Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.

Kështu deklaroi të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur është pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi.

“Do të duhej të ishte e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të cilat kanë aspirata për tu anëtarësuar në BE, se ata do të duhej të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat i mbron dhe avancon BE-ja. Liderët politikë duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellët, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano, transmeton REL.

Stano ka thënë se në përgjithësi, BE-ja nuk i komenton deklaratat e politikanëve, por ditëve të fundit kanë vërejtur se disa deklarata që nuk shkojnë në drejtim të rritjes së mirëbesimit dhe pajtimit mes popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka bërë disa deklarata, që në Kosovë janë konsideruar kërcënuese, për serbët që bëjnë të ditura lokacionet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.

“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ka thënë ai për një televizion në Serbi.

Çështja e të pagjeturve është njëra prej temave për të cilën është diskutuar në takimet e fundit, të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Bashkëpunimi me strukturat ndërkombëtare të drejtësisë dhe procedimi i krimeve të luftës është një prej kushteve për integrimin evropian të vedneev të Ballkanit Perëndimor. Ky kusht pritet të përsëritet në paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit të cilat Komisioni Evropian do t’i miratojë të martën.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si “skandaloze” deklaratat e zyrtarëve serbë duke shtuar se këto deklarata dëshmojnë se “Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar qindra-mijëra civilë të pafajshëm”.

Të fundit

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

OBSH: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë deklaroi se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë. Organizata tha se Evropa është përsë

Rritet numri i ushtarëve në Francë në 7000

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi sot në N

Gjermani: Deri në 25 mijë euro gjobë nëse del pa maskë!

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje. Ajo ka deklaruar se gjoba nës

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale, kandidatët kryesorë po i përqendrojnë sot fushatat në shtetin juglindor të Floridës. Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, fituesi i Floridës ka marr

284 raste pozitive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Info Tjera