MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/hoti-vucic-borel.jpg

Mediat gjermane për rifillimin e bisedimeve



Takimi i djeshëm në mes të Kryeministri të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ky takim në mes këtyre dy liderëve të Ballkanit është pritur që nga vitit 2018.

Një nga mediumet gjermane “Tagesschau.de”, ka shkruar për takimin e djeshëm ku ka treguar se cfarë është diskutuar në këtë takim të drejtuar nga Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.

Në këtë shkrim përmendet po ashtu njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si dhe dështimi i takimit të krerëve kosovar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, takim ky i thirrur nga i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Bisedimet në mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë në pritje që nga nëntori i vitit 2018. Përfaqësuesit e të dy vende tani janë takuar përsëri për herë të parë për të vazhduar negociatat për normalizimin e marrëdhënieve”, nis shkrimi i “Tagesschau.de”.
Dy politikanët njëri nga Kosova dhe Serbia u takuan për herë të parë pas 20 muajsh në Bruksel për të biseduar ku ndërmjetës i tyre është Bashkimi Evropian (BE). Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell pret diskutime konstruktive që do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Borrell ka bërë thirrje për një gatishmëri për kompromis nga të dyja palët. Ai ka thënë se është i lumtur që BE-ja ishte “përsëri në drejtimin e këtij procesi”.

Tutje, Borrell ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti kanë treguar angazhimin e tyre të vendosur për dialog midis tyre të drejtuar nga BE.

Derisa dy liderët e Ballkanit kishin zhvilluar një video-konferencë të dielën me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkan, Mirosllav Lajçak, ndërsa të premten e kaluar, Kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron kishin qenë ndërmjetëses midis Hotit dhe Vuçiqit në një video-samit.

‘Njoha’ si çështja kyçe
Qëllimi i bisedimeve është sqarimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Aktualisht situata është e tensionuar sepse Kosovës është e banuar nga shqiptarët, e cila është nda nga Serbia më 1999 me ndihmën e NATO-së dhe ka shpallur pavarësisë në vitin 2008.

Më shumë se 100 vende, përfshirë edhe Gjermaninë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vendet e BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Të dyja vendet duan që të anëtarësohen në BE.

Bisedimet ndërmjetësuese nga BE-ja midis dy qeverive asaj të Beogradit dhe Prishtinës kanë filluar në vitin 2011 që quan në një lehtësim të jetës së përditshme të qytetarëve si dhe një liri të caktuar për udhëtim midis dy vendeve të Ballkanit.

Por palët deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të tejkalojnë dallimet e tyre lidhur me çështjen e njohjes.

Përpjekja e ShBA-së dështoi në qershor
Një përpjekje e qeverisë amerikanë e nisur nga Presidenti, Donald Trump për të rifilluar procesin e dialogut ka dështuar.

Një takim i lartë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, i planifikuar për në fund të qershorit dështoi pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës në Hagë ngriti padi [ende të pakonfirmuar] për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai është duke u akuzuar për krime lufte me ç’rast, Thaçi dhe Hoti anuluan pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Të fundit

Dyfishohen rastet

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në qytetin e shumë shqiptarëve

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë. Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende

Mësuesit kërkojnë të punojnë nga shtëpia

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoni ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta rishqyrtojë vendimin për mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht t’i le

Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021. I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha ësht

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

Info Tjera