MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/mitsotakis-rama.jpg

Mediat greke: Mitsotakis takim me Ramën për zgjerimin detar me 12 milje



Kryeministri grek do të pres në një takim në orë 5 të pasdites Ministrin e Jashtëm Egjiptian, më pas do të pres kryeministrin shqiptar Edi Rama me të cilin do të diskutojë zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje.

Mediat greke shkruajnë se takimi midis dy homologëve do të zhvillohet në orën 9 të mbrëmjes së sotme ku Mitsotakis do të diskutojë me Ramën çështjen më me interes për Greqinë që është zgjerimi në Jon, ndërsa Shqipëria nga ana e saj kërkon mbështetjen greke në lidhje me hapjen e negociatave me BE.

Gjithashtu mediat greke kujtojnë dhe marrëveshjen e firmosur më 27 prill të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë nga ish-ministri i Jashtëm në atë kohë Lulzim Basha u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 1 vit më vonë, më 15 prill të 2010.

Shtypi grek nuk lë pa përmenduar zhvillimet nga Ankaraja ku shkruan se pritet të ketë një reagim nga presidenti turk Erdogan për të parandaluar marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë e cila do të ishte marrëshja e tretë kjo për Athinën me vendet fqinje, pas asaj me Italinë dhe Egjiptin.

Kryeministri grek do të presë gjithashtu në orën 12:30 në Pallatin Maximos në Athinë, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Pas takimit të tyre do të ketë dhe një deklaratë për mediat./www.newsbeast.gr/

Të fundit

Paralajmërohet lehtësimi i masave

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19 ka zhvilluar sot një takim, nga ku është thënë se gjendja epidemiologjike në vend është stabile. Ministri i Shëndet

Trump flet në OKB për marrëveshjen

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB

CDC: Koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-reko

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19. Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se ven

Rreth 13 mijë të shëruar nga koronavirusi

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejë

“Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19”

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit. “Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui

Info Tjera