MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/SHKOLLA-2-600x360-1.jpg

Mësimi në Kosovë në dy variante



Në shkollat e Kosovës, mësimi vazhdon të mbahet herë në shkolla e herë në platformën online, për shkak të situatës që po përballen me pandeminë Covid -19.

Për këtë kalim nga një skenar në një tjetër, ekspertët dhe prindërit thonë se ka ndikim te nxënësit si dhe vështirësi në procesin mësimor.

Ndërkohë, udhëheqësit e shkollave thonë se ky kalim ka edhe sfidat e veta.

Në shumë shkolla të Kosovës, herë pas herë është ndërprerë mësimi, varësisht nga rastet që kanë pasur me Covid-19.

Disa prej tyre kanë kaluar në mësimin online dhe më pas i janë rikthyer shkollës.

Për këtë kalim nga njëri skenar në një tjetër, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se ka ndikuar te fëmijët si dhe në cilësinë e mësimdhënies.

Ndërkohë, Shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë, aktualisht është duke mbajtur mësim të kombinuar.

Drejtorja e kësaj shkolle, Jehona Oruçi, tha për Radio Kosovën se një grup i nxënësve është në klasë, ndërsa grupi tjetër ndjek mësimin në formën virtuale.

Ajo theksoi se në fillim, ky lloj procesi ka pasur sfidat e veta.

Gjithashtu, prindërit theksojnë se në këtë situatë të pandemisë, vështirësitë në procesin mësimor janë shumë të theksuara.

Rezarta Sefedini, që ka vajzën në klasën e katërt, thotë se ndërrimi nga shkolla në mësim online dhe përsëri kthimi në shkollë, ka shkaktuar vështirësi te fëmija i saj. 

Mësimdhënësja e Shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, Shpresa Latifi, thotë se ky proces mësimor po shoqërohet me vështirësi si tek nxënësit ashtu edhe tek mësimdhënësit.

Ndërkohë, rastet me Covid-19 kanë filluar të rriten edhe nëpë shkolla.

Ministria e Arsimit ka theksuar se Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur, pasi asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

Por, ka theksuar se është e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, në rast se mbyllen shkollat.

Prandaj, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë masat kundër pandemisë.

Të fundit

Kuvendi mblidhet të premten dhe të hënën

Gjatë ditës së sotme kryesia e Kuvendit së Kosovës, drejtuar nga Vjosa Osmani, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u vendos që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premtën në ora

Kosova dhe Letonia heqin tatimin e dyfishitë

Sot në Ambasadën e Letonisë në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marr

Gjermania gati për vaksinim në dhjetor

Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. “Duhet të jemi gati” ka t

13 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit

Pas takimit që ka pasur në Kuvend, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar

Hoti paralajmëron zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fill

Info Tjera