MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/meta-okb.jpg

Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të sillte përfitime



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Meta, përmes një postimi në “Facebook”, me rastin e 75 vjetorit të themelimit të OKB-së, theksoi se nëse Kosova do të anëtarësohej në të gjitha organizatat nërkombëtare, do të sillte përfitime në gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

“Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në postimin e presidentit shqiptar.

Meta, në 75 vjetorin e themelimit të OKB-së, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka marrë nga kjo organizatë për 65 vjet me radhë, nga anëtarësimi i saj.

“Në këtë 75-vjetor të Organizatës sonë, shprehim mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga OKB, që provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19.

Shqipëri ka përqafuar dhe ka zbatuar parimet e Kartës së OKB-së dhe ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë, sepse besojmë fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale”, shkruan mes tjerash, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Të fundit

Mbi 600 raste të reja dhe 12 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Çfarë vendimesh mori qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të

Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bu

Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një s

Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021, sipas The Economist?

Teksa e gjithë bota vijon të jetë nën ankthin e pandemisë Covid-19, me shifrat e infektimeve dhe vdekjeve që vijojnë të shtohen, sytë e njerëzimit janë nga viti i ardhshëm, ku dëshira kry

Info Tjera