MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ilir-meta-1.jpeg.jpg

Meta i kërkon informacion zyrtar Ramës për bisedën me Mitsotakis



Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Edi Rama ku i kërkon informacion zyrtar lidhur me çështjen e ndarjes së kufirit detar me Greqinë,  pas lajmeve se vendi fqinj do të zgjerohet 12 milje në detin Jon.

Në letër Meta i kërkon Ramës informacion rreth asaj çfarë ka biseduar me homogut grek Kiryakos Mitsotakis dhe veprimet që do të ndërmarrë qeveria shqiptare mbi këtë çështje.

“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dh ejo vetëm, që ka kjo ccështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi: Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje; Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruan Meta në letër.

Greqia shpreson të rifillojë së shpejti bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin e kufirit detar.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshjeje.

Në lidhje me negociatat për ndarjen e kufirit detar Dendias ka njoftuar të vizitojë Tiranën, por deri më tani nuk ka një datë konkrete. 

Debati për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë mori zjarr pas deklaratës së kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, se Greqia do ti zgjerojë ujërat territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje si dhe u lajmërua vizita në Tiranë e Ministrit të Jashtëm grek.

Në Shqipëri deklarata e Mitsotakis ndezi debatin politik dhe opozita ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria, e akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehtë me Athinën.

Së pari, kryeministri Rama tha se është e drejtë e Greqisë ti shtrijë ujërat territorialë deri në 12 milje në bazë të Konventës për Ligjin e Detit.

Më pas Kryeministri sqaroi se nuk ka marrëveshje të fshehtë me Athinën pasi së pari duhet riformatuar grupi negociator, proces që ndodh me firmën e Presidentit.

Debati kryesor për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve është kanali i Korfuzit, ku distanca mes dy brigjeve është më e vogël se 24 milje.

Të fundit

Mbi 500 të dënuar për për mosrespektim të ligjit anti Covid-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 581 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit antiCovid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona, ndë

Godfrey: Marrëveshja e Uashingtonit është përkushtim politik, jo detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Anthony Godfrey, vlerësoi se e sheh Marrëveshjen e Uashingtonit si përkushtim politik, dhe jo një marrëveshje ligjërisht të d

Çka u diskutua mes Presidentit Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerj

1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur

Serwer: Amerikanët po gabojnë, Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në universitetin John Hopkins në Uashington në një bised

113 të shëruar dhe 47 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Info Tjera