MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ilir-meta-1.jpeg.jpg

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’



Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor.

Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se maxhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar kodin.

Kreu i shtetit ndër të tjera bëri të ditur se në 21 tetor iu drejtua Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar mbi këtë proces.

“Si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces.”, thuhet në arsyetim.

Po ashtu, në këtë dekret thuhet se kryeministri Edi Rama shkeli marrëveshjen e ‘5 qershorit’.

“Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.”, thuhet në arsyetimin e presidentit.

Kujtojmë e ndryshimet në kodin Zgjedhor u miratuan me 97 vota pro, ku përveç deputetëve të opozitës, pro tij votuan dhe disa kolegë opozitarë.

Të fundit

Kuvendi mblidhet të premten dhe të hënën

Gjatë ditës së sotme kryesia e Kuvendit së Kosovës, drejtuar nga Vjosa Osmani, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u vendos që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premtën në ora

Kosova dhe Letonia heqin tatimin e dyfishitë

Sot në Ambasadën e Letonisë në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marr

Gjermania gati për vaksinim në dhjetor

Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. “Duhet të jemi gati” ka t

13 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit

Pas takimit që ka pasur në Kuvend, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar

Hoti paralajmëron zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fill

Info Tjera