MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ilir-meta-1.jpeg.jpg

Meta: Mbështesni alternativat shqiptare, mundësi për bashkëkombësit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet në Malin e Zi.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Meta shprehet se duhet të jemi krenarë për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Ai u ka bërë thirrje bashkëkombësve në vendin fqinj që të votojnë listat shqiptare për të rritur përfaqësimin e tyre në parlamentin malazez.

“Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën evropiane të vendit të tyre. Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombësit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse. Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën evropiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, deklaroi Meta.

Të fundit

Dy të vdekur dhe 43 raste të reja

Siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga S

Zaev: Hapja e kufijve në duart e autoriteteve shëndetësore

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, pas përurimit të vitit të ri shkollor ka komentuar zërat për përçarje mes ministrave të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me vendimin

Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë. Ai u shpreh i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dia

Policia me aksion të ri në Karaçevë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosov

Hysni Gucati paraqitet sot në Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati do të paraqitet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë. G

Kosova i bashkohet aksionit të Interpolit

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona. Sipas një njoftim

Info Tjera