MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/cerdhe-600x360-1.jpg

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private



Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj

Përmes një njoftimi për medie, ministria ka treguar se procedurat e licencimit kërkojnë edhe pjesëmarrjen e disa institucioneve publike si Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna përkatëse. “MASH sqaron se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private (IEAPP) është kompetencë e saj. Megjithatë, procedura e licencimit ngërthen në vete disa faza, të cilat përveç MASH, kërkojnë dhe pjesëmarrjen e disa institucioneve publike, si Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna përkatëse. Bazuar në legjislacionin në fuqi, procedurat për licencim janë të ndërlidhura edhe me dhënien e pëlqimit të Institucioneve të tjera publike, nga pëlqimi i të cilave varet pajisja me licencë IEAPP-ve nga ana e MASH”, është thënë në njoftimin e MAShTI-it

Sipas njoftimit, kjo nënkupton se nëse institucioni përkatës kompetent nuk e jep pëlqimin për plotësimin e kushteve higjienike-sanitare dhe pëlqimin për sigurim nga zjarri, IEAPP-të nuk mund t’i nënshtrohen tutje procedurave të licencimit.

“Për më tepër, edhe në situatat kur IEAPP-të janë të pajisura me licencë nga MASH, të njëjtat mund të mbyllen nga Inspektorati Sanitar i komunës përkatëse kur konstatohet se IEAPP nuk i është përmbajtur rregullave të lëshuara nga ana e tyre. Marrë parasysh situatën e krijuar me Covid- 19, të gjitha Institucionet publike (përgjegjëse), duhet të kontribuojnë në luftimin e pandemisë, që ndërlidhet pikërisht me përmbushjen e kushteve higjienike-sanitare”, është thënë në njoftim.

MAShTI-i ka bërë me dije është kompetencë e autoriteteve komunale, sipas Nenit 3, të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2016, që të lëshojnë vërtetimin mbi plotësimin e kushteve higjienike-sanitare. “Për deklarimin publik ku thuhet se nuk është kompetencë e komunave të mbikëqyrë dhe kontrollojë kopshtet private si dhe komuna nuk posedon listë të IEAPP-ve, MASH njofton se lista e të gjitha IEAPP-ve të licencuara publikohet faqen zyrtare të MASH dhe e njëjta është e qasshme për publikun dhe palët e interesuara. Do të jemi në kontakt që vazhdueshëm me DKA-të që bashkë të analizojmë gjendjen e IEAPP-ve dhe të dakordohemi për të zbatuar edhe më tej detyrimet që dalin nga legjislacioni në fuqi” është thënë në njoftim.

Të fundit

Kosova i bashkohet aksionit të Interpolit

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona. Sipas një njoftim

Mbi 500 të dënuar për për mosrespektim të ligjit anti Covid-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 581 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit antiCovid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona, ndë

Godfrey: Marrëveshja e Uashingtonit është përkushtim politik, jo detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Anthony Godfrey, vlerësoi se e sheh Marrëveshjen e Uashingtonit si përkushtim politik, dhe jo një marrëveshje ligjërisht të d

Çka u diskutua mes Presidentit Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerj

1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur

Serwer: Amerikanët po gabojnë, Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në universitetin John Hopkins në Uashington në një bised

Info Tjera