MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/118153333_3478489035515591_645479074570486681_n.jpg

Ministrja e jashtme flet në Gjermani për vizat dhe dialogun



Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla, është pritur në një takim zyrtar nga z. Matthias Lüttenberg – Shef i Departamentit për Evropën Juglindore në Zyrën e Kancelares Gjermane dhe znj. Christiane Hullmann – Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Në takimin e mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Berlin, ministrja Haradinaj Stublla ka marrë sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën, në kohën kur Gjermania kryeson presidencën e Këshillit Evropian.

“Lidershipi i Gjermanisë si aleatja më e madhe e Kosovës në Evropë, veçanërisht tani kur kryeson Presidencën e Këshillit Evropian, është qenësor në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Fitova bindjen se ka sinjale pozitive në drejtim të një epilogu të suksesshëm të këtij procesi”, është shprehur shefja e diplomacisë kosovare.

Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë- Serbi, ku ka potencuar se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, është qëndrim unik i Republikës së Kosovës.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se Kosova beson në rolin vendimtar të Gjermanisë, dhe se rrëshqitja e dialogut në tema teknike është kundërproduktive.

“Diskutuam edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku theksova se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, është qëndrim unik i Republikës së Kosovës. Rrëshqitja në dialog me tema teknike, dhe pa kornizë kohore, është kundërproduktive, dhe besojmë fuqishëm që Gjermania do të luajë rolin e saj vendimtar njësoj sikur në kohën kur rrëzoi idetë e rrezikshme të lëvizjes së kufijve në Ballkan”, është shprehur kryediplomatja Haradinaj Stublla.

Të fundit

Paralajmërohet lehtësimi i masave

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19 ka zhvilluar sot një takim, nga ku është thënë se gjendja epidemiologjike në vend është stabile. Ministri i Shëndet

Trump flet në OKB për marrëveshjen

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB

CDC: Koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-reko

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19. Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se ven

Rreth 13 mijë të shëruar nga koronavirusi

Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejë

“Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19”

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit. “Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui

Info Tjera