MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_2821736634723553-e1594811744393.jpeg

MPJD: Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor



Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashmte ruse, e cila i konsideron partitë shqiptare nacionaliste, duke thënë se nuk habiten nga deklaratat e tyre kundër Kosovës, por konsideron se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe Euro-Atlantik.

“Edhe pse Rusia ka qenë e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës bashkë me 5 vende të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me VETO çdo rezolutë në KS të OKB që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës. Më 2010 Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB për një opinion nga GJND. Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar “fake neës” në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus”, thuhet në deklarat, duke shtuar se për interesat e saj, Rusia është përpjekur ta përdorë rastin e Kosovës për ta krahasuar me raste të tjera në botë, si në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe kriza të tjera në Kaukaz dhe gjetiu, por në secilin rast ka dështuar.

“Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e një procesi, i cili ka kaluar nëpër gjithë nivelet e sistemit ndërkombëtar. Legjitimiteti i shtetit të Kosovës ka marrë edhe vlerësimin unanim të GJND, se ky proces është bërë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Është njohur nga 117 shtete të pavarura. Si shtet i ri dhe demokratik, Kosova përgjatë këtyre 13 vjetëve është dëshmuar si vend përgjegjës dhe serioz, që në vazhdimësi synon të avancojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, rajonale dhe me gjerë. Ditë më parë, Kosova mbajti zgjedhjet e saja të jashtëzakonshme. Ndonëse në rrethana pandemie, me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, institucionet dhe populli i Kosovës dëshmuan se ndajnë vlera demokratike evropiane, ku vlerësohet dhe respektohet ligji dhe fjala e popullit. Këto zgjedhje ishin model për rajonin dhe ndoshta edhe për shumë vende perëndimore. Pavarësisht ndryshimeve politike demokratike, Kosova gëzon koncensusin e gjerë për përkushtimin për dialog për njohje reciproke me Serbinë, mbi parime të përcaktuara të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të saj, në afat kohor të kornizuar, dhe me epilog të definuar – njohja reciproke si e vetmja zgjidhje që garanton stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Tayna: Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj se jam duke agjëruar

Reperja e njohur, Tayna, ua ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të saj Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, ajo duket se është duke agjëruar përgjatë muajit të madh

Gjithçka që duhet të dini para se të merrni vaksinën Pfizer

Mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit. Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka

Emra të rinj, qëndrime të vjetra – Raport për Kosovën në OKB

Takimet informuese të Këshillit të Sigurimit për Kosovën mblidhen në bazë të rezolutës 1244 të vitit 1999. Sipas saj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duhet të informojë rregullisht a

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

98 mijë e 835 persona janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus. Shkak i infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë v

Qeveria ndanë 60 milionë euro për blerjen e vaksinave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin

12 të vdekur dhe mbi 1 mijë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Info Tjera