Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit
Pas takimit që ka pasur në Kuvend, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave për çështjen e presidentit.
Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar 6+ , është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.
Shefi i LDK-së ka folur edhe për zhvillime të reja sa i përket çështjes së presidentit.
Ai ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar edhe për këtë temë.
Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinaj, ai thotë se nuk e di nëse kreu i AAK-së është tërhequr nga kandidatura për president të vendit.
Sipas Mustafës duhet të arrihet një pajtueshmëri dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.