MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/isa-mustafa.jpg

Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, jo liderët e tri partive



Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Drejtësisë Selim Selimi se kryeministri Avdullah Hoti do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, ndërsa në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politikë, duke thënë se një gjë e tillë është një ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të kryeministrit dhe qeverisë, dhe si e tillë është e papranueshme.

Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se preferon konsultime të rregullta me partnerët e koalicionit dhe kryeministrin sa i përket procesit të dialogut, por Avdullah Hoti duhet të lejohet që të kryejë punën e tij.

“Duhet të sqarohem lidhur me disa deklarata që po jepen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës. Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar”, tha Mustafa.

“Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojmë që ai ta kryej detyrën e tij.
Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme”.

“Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës”, shkroi Mustafa.

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit…

Publiée par Isa Mustafa sur Dimanche 13 septembre 2020

Të fundit

Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12

Duke filluar nga nesër, do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar, nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12. Kjo u bë e ditur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i cili tha se p

Grenell viziton Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë për në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. Ambasada përme

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

Info Tjera