MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Isa-Mustafa-foto-Ridvan-Slivova-3-e1602777494346-780x439-1.jpg

Mustafa publikon letrën e Mogherinit të vitit 2015



Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka publikuar një letër të cilën e kishte pranuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, në të cilën thuhet e ky asociacion nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

Mustafa thekson se këtë letër të pa publikuar më parë ia ka prezantuar gjatë takimit që pati sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit,  nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje: “Në kontekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë  së Komunave  me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociacionit/Bashkësia – në harmoni  me Marrëveshjen   e  Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implementimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog””, shkruan Mustafa në Facebook.

Mustafa tha se këtë letër nuk e ka bërë publike kur është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse akuzat i ka konsideruar të pabaza.

“Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini.  Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.  Bashkëngjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së”, shkruan Mustafa.

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa zbatimin e Asociacionit të komunave serbe pasi sipas tij për këtë Kosova është zotuar.

Ai pas përfundimit të takimeve në Kosovë në një konferencë për media tha se gjatë këtyre tri ditëve në takimet që ka pasur me përfaqësues të pozitës dhe opozitës nuk ka pasur ndonjë problem për pikën e marrëveshjes rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Të fundit

Mbi 800 tiketa për mos mbajtje të maskës

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 872 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandali

Një vaksinë mund të mos i jap fund krizës me koronavirus

Pavarësisht pritjeve për qasje në vaksinë për koronavirus brenda disa javëve, Shteteve të Bashkuara dhe amerikanëve do t’iu duhen disa muaj – ndoshta edhe i tërë viti 2021 – përpara s

Kuvendi mblidhet të premten dhe të hënën

Gjatë ditës së sotme kryesia e Kuvendit së Kosovës, drejtuar nga Vjosa Osmani, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u vendos që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premtën në ora

Kosova dhe Letonia heqin tatimin e dyfishitë

Sot në Ambasadën e Letonisë në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marr

Gjermania gati për vaksinim në dhjetor

Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. “Duhet të jemi gati” ka t

13 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Info Tjera