MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/nato-central-europe-pew-scaled.jpg

NATO deklarohet për bazën ushtarake të FSK-së



Ditë më parë është raportuar se Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndarë një truall për ushtrinë e Kosovës për të ndërtuar një bazë ushtarake në vendin e quajtur “Kodra e Cërrnushës”.

Vendi në fjalë është konsideruar si pikë strategjike, meqë shihet qartë e gjithë Mitrovica.

Por janë pikërisht serbët të cilët një lëvizje të tillë e kanë konsideruar si provokim.

Madje të njëjtit nuk kanë ndaluar deklaratat që nga momenti i publikimit të këtij informacioni.

Mediat serbe së fundi kanë raportuar se NATO ka njoftuar së fundi se vendimi për ndërtimin e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në jug të Mitrovicës ishte bërë nga autoritetet e Kosovës dhe se para çdo angazhimi të FSK-së, leja kërkohet nga komandanti i KFOR-it.

“Vendimi për ndërtimin e bazës u mor nga autoritetet e Kosovës. Prandaj duhet të kontaktoni me ta për ndonjë koment. Para çdo angazhimi në pjesën veriore të Kosovës, FSK-së i duhet leja e komandantit të KFOR-it në përputhje me marrëveshjen e arritur me institucionet e Kosovës, të cilën NATO pret të vazhdojë me zbatimin e saj”, u tha në përgjigjen e NATO-s.

Tutje u theksua se ata mbështesin FSK-në në mandatin fillestar dhe përmes ekipit këshillues ndërlidhës.

“Deri më tani FSK-ja brenda mandatit të saj origjinal ka treguar se është në gjendje të kryejë operacione në lidhje me reagimin ndaj krizës dhe mbrojtjes civile dhe të ndihmojë autoritetet civile për t’iu përgjigjur katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, u tha në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s.

I njëjti shtoi se KFOR dhe FSK janë duke bashkëpunuar dhe po kryejnë aktivitete të përbashkëta për heqjen e mjeteve shpërthyese.

Të pyetur nëse diçka ka ndryshuar në qëndrimin e NATO-s ndaj FSK-së, të njëjtën deklaruan se duhet të vazhdojnë të rishikojnë nivelin e angazhimit të tyre.

Poashtu u shtua se mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit rajonal dhe se vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre të mandatuar nga Kombet e Bashkuara, me qëllim të sigurimit të një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Siç theksuan të njëjtit, ata vazhdojnë të mbështesin dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, si zgjidhja e vetme e përhershme politike për Kosovën dhe rajonin.

“I bëjmë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të sigurohen se nuk ka tensione dhe të përmbahen nga deklaratat ose veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim dhe të qëndrojnë të përqëndruar në përparimin me reforma dhe dialog”.

Lidhur me këtë çështje së fundi u deklarua edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se stabiliteti dhe paqja do të ruhen në Kosovë, por se nëse ekziston rreziku serioz ose kërcënim për popullin serb “serbët nga Kosova dinë gjithçka”.

Ndërsa Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i bëri thirrje Vuçiq-it që të tërheqë deklaratën e tij dhe të punojë për njohjen e Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund t’i shërbejë vendit të tij dhe tërë rajonit.

Të fundit

Tayna: Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj se jam duke agjëruar

Reperja e njohur, Tayna, ua ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të saj Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, ajo duket se është duke agjëruar përgjatë muajit të madh

Gjithçka që duhet të dini para se të merrni vaksinën Pfizer

Mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit. Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka

Emra të rinj, qëndrime të vjetra – Raport për Kosovën në OKB

Takimet informuese të Këshillit të Sigurimit për Kosovën mblidhen në bazë të rezolutës 1244 të vitit 1999. Sipas saj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duhet të informojë rregullisht a

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

98 mijë e 835 persona janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus. Shkak i infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë v

Qeveria ndanë 60 milionë euro për blerjen e vaksinave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin

12 të vdekur dhe mbi 1 mijë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Info Tjera