MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/COVID-19.jpg

Në Kosovë edhe 10 viktima dhe 707 raste të reja me COVID-19



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit  10 persona kanë vdekur nga virusi COVID-19,  kurse janë regjistruar edhe 707 raste të reja me këtë virus, nga 1,831 persona të testuar.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.831 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Dragash 1 rast, Istog 1 rast, Klinë 1 rast, Podujevë 1 rast, Shtime 1 rast, Vushtrri 1 rast”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 34,295 raste nga 131,186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21,043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,338.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, njofton IKSHPK. 

Të fundit

NATO uron Shqipërinë për 28 nëntorin

NATO ka uruar Shqipërinë për ndër të 108 vjetorit të pavarësisë. Përmes një urimi në Facebook, nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, theksohet se “Të gjithë do t’i bas

Kulla më e lartë në botë vishet Kuq e Zi

Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi. Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo kullë ka ndriçuar kuq

1.565 testime, 480 të shëruar dhe 639 raste me COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

28 nëntori i Adem Jasharit dhe i UÇK-së

Sot, 28 Nëntor, është dita e lindjes e një ndër luftëtarëve më të shquar që ka nxjerrë kombi shqiptar, Adem Jashari. Jashari lindi në Prekaz të Drenicës më 28 nëntor 1955. Ai ishte the

Çfarë duhet të hani në dhjetor?

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që ser

Pompeo uron 28 nëntorin

Në emër të qeverisë dhe popullit amerikan, Pompeo ndër të tjera thotë se ShBA mbështet Shqipërinë si një aleate e palëkundur, në reformat për t’u anëtarësuar në BE. Mesazhi i urimit

Info Tjera