MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/covid-3.jpg

Nëntë persona të vdekur dhe 680 raste të reja me COVID-19 në Kosovë



Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe nëntë persona të infektuar me COVID-19 dhe janë regjistruar 680 raste të reja të infektuarve me këtë virus, nga 4,086 teste të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK”, transmeton Telegrafi.

Numri total i rasteve pozitive është 93,655 raste nga 443,122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,915 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77,433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 177 raste, Gjilan 58 raste, Ferizaj 51 raste, Gjakovë 51 raste, Mitrovicë 46 raste, Pejë 39 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 28 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 20 raste, Viti 19 raste, Prizren 17 raste, Istog 14 raste, Klinë 14 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Suharekë 10 raste, Hani i Elezit 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Junik 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Zubin-Potok”, thuhet në raport.

Të fundit

Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert në Twitter,

OBSH: Po i afrohemi shkallës më të lartë të infeksionit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese, ndërsa vuri në dukje se numri i r

14 të vdekur dhe 520 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Ja kur kthehen nxënësit në shkolla

Minsitrja e Arsmit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga e hëna të gjithë nxënësit do të iu rikthehen bankave shkollore. Ajo tha se mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje

Nis vaksinimi antiCOVID-19 për personat nga 75-79 me sëmundje kronike

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se nga sot për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmun

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të tërhequr trupat nga Afganistani mund t’u japë grupeve terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik një mundësi për të rigjeneru

Info Tjera