MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/nentoger_iliriane_bunjaku_fiton_shpaten_nderkombetare.jpg

Nëntoger Ilirianë Bunjaku fiton “Shpatën Ndërkombëtare”



Në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në një konkurrencë shumë të fortë, pas studimeve intensive shumë sfiduese, oficerja e FSK-së, nëntoger Ilirianë Bunjaku, fitoi çmimin “ Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.

Në ceremoninë e organizuar, me rastin e diplomimit të kadetëve të Akademisë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, sot, përveç saj, me sukses diplomoi edhe nëntoger Ardit Deliu. Me këtë rast, shpatën ndërkombëtare, nëntoger Bunjakut ia dhuroi shefi i Shtabit të Mbrojtjes, gjeneral Nicholas Carter.

Rezultatet e treguara gjatë studimeve të kurorëzuara me titullin e kadetes më të mirë në këtë akademi, ndër më të famshmet në Botë, atë e bëjnë ambasadore të shkëlqyer të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kjo e arritur e jashtëzakonshme e nëntoger Bunjakut është reflektim i profesionalizmit, aftësive dhe potencialit të madh të FSK-së në perspektivën zhvillimore të saj.

Gjithashtu kjo është vlerë e çmuar e partneritetit tonë me Mbretërinë e Bashkuar si dhe mirënjohje e madhe për investimin e vazhdueshëm të tyre në kuadrot tona të talentuar.

Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, përmes video-thirrjes ka uruar nëntoger Bunjakun për çmimin duke e vlerësuar shembull unik për vajzat dhe motivimin e tyre për uniformën ushtarake të FSK-së.

Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, bashkë me urimin për suksesin e dy oficerëve tanë shprehu edhe krenarinë për çmimin e marrë nga nëntoger Bunjakut si dhe mirënjohjen e lartë për vlerësimin e lidershipit të akademisë së famshme Sandhurst.

Ky çmim është hera e dytë që ndahet për kadetë- oficerët nga Kosova, ku më parë fitues ishte kapiten Ismail Hoxha, i cili aktualisht shërben si instruktor në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, kurse deri më tani në këtë akademi janë trajnuar 23 pjestarë të FSK-së.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera